Lëkunden themelet e ndërtesave të reja në lagjën Mati 1, banorët akuzojnë komunën e Prishtinës

Prishtina

E premte, 19 prill 2024

Lëkunden themelet e ndërtesave të reja në lagjën Mati 1, banorët akuzojnë komunën e Prishtinës

Nga: M.L Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:30
Pamje brenda ndërtesMati 1,ë

Shiu që ra dy ditë më parë në Prishtinë ka qenë i kobshëm për banorët e lagjes Mati 1, përkatësisht ndërtesat e “NTP Tregtia”. Këtë gjë e ka bërë të ditur Këshilli i Lagjës MAT1 Kompleksi Tregtia, të cilët e kanë dokumentuar me fotografi atë që kanë përjetuar pas këtyre reshjeve.

“Reshjet e shumta gjatë natës së mbrëmshme, për banorët e lagjës Mati 1 tek banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishte e kobshme. Kompleksi Mati 1 Tregtia me leje ndërtimi nr. 01-350-26268/1, përmban afro 600 banesa të ndërtuara në dy faza të ndara. Ne fazën e parë janë ndërtuar 450 banesa dhe janë lëshuar për banim në muajin tetor të vitit 2012, përderisa faza e dytë është lëshuar për banim gjatë fundit të vitit të kaluar (2015)”, thuhet në njoftimin e banorëve. Sipas këshillit të kësaj lagjeje, themelet e ndërtesave të reja janë të mbuluara me uje që paraqet rrezik të madh për banorët.

“Rreziku më i madh për banorët paraqitet edhe si rezultat se uji depërton jo vetëm nëpër themelet e ndërtesave si pasojë e mungesës së drenazhës, mirëpo kalon edhe nëpër muret e brendshme ndërmjet ndërtesave si dhe nëpër kabinat e ashensorëve, çka mund të jenë tragjike”, theksohet në njoftim. Tutje, ata kanë theksuar se disa herë kanë bërë kërkesë zyrtare tek kompania ndërtuese që të bëj sanimin e kësaj gjendje, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

“Kërkesa e njëjtë është adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, me ç’rast banorët kanë kërkuar përkrahje nga kjo e fundit për të ndihmuar dhe kërkuar nga kompania ndërtuese që të bëj rregullimin e drenazhës dhe të plotësoj të gjitha kërkesat tjera teknike, në pajtim me projektin për të cilën e ka marrë edhe lejën ndërtuese”, kanë shtuar ata. Sipas Këshillit të lagjes, pavarësisht gjendjes së mjerueshme të ndërtesave, Komuna e Prishtinës vazhdon që të jap leje për kompaninë ndërtuese “NTP Tregtia” për projekte të reja, sikurse që është rasti i lagjës/projektit “Kodrina”. Në vijim janë të prezantuara fotografitë mbi gjendjen e ndërtesave në kompleksin e lagjes Mati 1, banesat e “NTP Tregtia”, me ç’rast banorët e lagjës bëjnë thirrje për intervenim sa nuk është ende vonë.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat