Nezir (Smajl) Berisha

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Nezir (Smajl) Berisha

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 00:22
(15.06.1936 - 24.07.2015)

Me 24.07.2016  u mbushën 1 vitë pa Bashkëshortin, Babain, Vjehrrin dhe Gjyshin tonë të dashur.

Veshtirë qenka të shkruajmë  përkujtimin për Ty.

Një vit me dhimbje, lot e pikëllim.

Ishe një bashkëshort , baba, vjehërr dhe gjysh i mrekullueshëm , madje edhe fjalët janë të pakta të të përshkruajnë Ty.

Humbja jote hapi një plagë të madhe në zemrat tona , që koha nuk e shëron dot.

Në rrethin familjarë dhe shoqëror u shua një dritë dhe na la

përgjithmonë në errësirë .

Po kalojnë ditët , netët , muajt , ne ende nuk pajtohemi me vdekjen tënde aq papritmas .

Jeta pa Ty nuk ka kuptim , dhimbja nuk ka kufi , lotët nuk kanë fuqi të shprehin mallin për Ty .

Ishim me fat që të patëm , por mbesim të pikëlluar përgjithmonë që të humbëm.

E kujtojnë me mallë dhe respekt:

Bashkëshortja Ajshja.

Djali Shkelzeni me bashkëshorten dhe fëmijët.

Vajza Dhurata me bashkëshortin dhe fëmijët.

Vajza Suzana me bashkëshortin dhe fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat