Aksident në Nadakoc, bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 prill 2024

Aksident në Nadakoc, bllokohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 23:37
Aksidenti

Në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një traktor i ngarkuar me dru.

Kp mëson se në këtë aksident është lënduar  ngasësi i traktorit dhe i njëjti është bartur për në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë.

Aksidenti ka bërë që të krijohet një kolonë prej katër kilometrash dhe të bllokohet komplet magjistralja Prishtinë - Mitrovicë.

 Rruga vazhdon  të jetë e bllokuar gati për më shumë se një orë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat