Arrestohet shoku i sulmuesit të Munihut

Evropë

E shtunë, 20 prill 2024

Arrestohet shoku i sulmuesit të Munihut

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 23:34
Homazhe në Munih

Policia bën të ditur se ka arrestuar një të ri 16 vjeçar, shok i sulmuesit, i cili para dy ditësh në qendrën tregtare Olimpia në Munih vrau nëntë persona.

Siç thuhet, i riu është arrestuar pasi që nuk e ka lajmëruar policimsë se çka kishte planifikuar të bëjë shoku I tij, transmeton Reuters.

Policia e Munihut ka thënë se i riu i arrestuar  ndoshta mori pjesë në postimin e lajmërimit në Facebook ku fton të rinjtë që të shkojë në vendin ku më vonë I vrau I riu me origjinë iraniane.

Policia po ashtu ka deklaruar se i riu planifikonte këtë akt qysh një vit ndërsa kanë bërë të ditur se sulmuesi vitin e kaluar ka qenë në shërim psikiatrik sepse vuante nga depresioni dhe kishte frikë nga kontaktet me njerëz tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat