Nainggolan sinjale Romës

Futboll

E enjte, 25 prill 2024

Nainggolan sinjale Romës

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:56
Radja Nainggolan

Mesfushori belg, Radja Nainggolan, i cili gjatë javëve të kaluara ishte objektiv i Chelsea, ka kërkuar rinovimin e kontratës me Romën, por vetëm nëse drejtuesit e klubit i ofrojnë rritje page. 28 vjeçari dëshiron që kërkesat e tij të plotësohen para fazës play-off të Champions League.

Momentalisht futbollisti përfiton 4 milionë Euro në sezon dhe kërkesa e tij është që paga të shkojë në 5 milionë Euro.

Roma i ka shtyrë bisedimet për në shtator, pasi më parë do të dijë nëse mund të mbështetet në të ardhurat e Ligës së Kampionëve.

Ky është një lajm i mirë për Romën, pasi mund të mbulojnë disi hapësirën që la Miralem Pjanic, i cili u transferua te rivali, Juventusi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat