Blerim (Ramok) Gjevukaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Blerim (Ramok) Gjevukaj

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 00:08
(21.07.1981 - 21.01.2016)

Sot më  21.07.2016 bëhen gjashtë muaj pa më të dashurin tonë 

Po shkruajmë përsëri  me këtë  laps që na është bërë dëshmitar i plagës dhe i lotëve tanë,

mbi këtë fletë që na është bërë si det, e cilla po thellohet çdo ditë e më shumë nga malli dhe lotët për Ty.

Nuk di ku të fillojmë e ku të mbarojmë  se ka shumë , shumë çka të shkruajmë për Ty,ka shumë data që na lëndojnë.

Por sot është ditëlindja jote e të cilën s'do ta harojmë kurrë,se gjysma jote mbeti këtu , e ne gjysmës tënde do t'ia urojmë dy herë edhepse është vështirë për ne dhe për të.E sot 6 muaj u shuan datat e gëzimit dhe filluan datat e pikëllimit, u shua ëndrra e prindërve  për të të bërë dhëndërr dhe u shua ëndrra e vëllezërve dhe e motrave për të vallëzuar në dasmën tënde. Por ti u largove për të na lënë në pikëllim të thellë por me shpresë se gjendesh diku atje lartë në qiell.

Të kujtojnë me mallë: Baba Ramok, Nëna Kumri, Vëllezërit Esati, Ersani, Visari dhe binjaku yt Burimi, Motrat Makfirja dhe Arta, dhe të gjithë nipat e mbesat e tu, e farefisi yt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat