Mediat gjermane: Frikë nga “Ujqërit e vetmuar” si Ardi Uka, por jo vetëm

Diaspora

E martë, 23 prill 2024

Mediat gjermane: Frikë nga “Ujqërit e vetmuar” si Ardi Uka, por jo vetëm

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:30
Thomas de Maiziere

Mediat gjermane janë të shqetësuara se jo vetëm terrorizmi i organizuar përbën rrezik për vendet e Bashkimit Europian, por së fundi është rritur rreziku edhe nga personat e vetmuar që papritmas marrin hapa drastikë për të kryer sulme terroriste. Kjo temë bëhet gjithmonë aktuale pas ndonjë sulmi terrorist të ujqërve të vetmuar, siç ndodhi së fundi nga 17 vjeçari afgan në Bajern, që me sëpatë plagosi dhjetëra persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. "Ai nuk kishte të kaluar kriminale," theksojnë shumë njohës së tij.

Rastet më të njohura të "Ujqërve të vetmuar"

Më pas mediat gjermane kujtojnë shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, që në Mars 2011, vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit dhe plagosi dy të tjerë. Si shkak të sulmit të tij, Uka tregoi një video në youtube ku disa ushtarë amerikanë përdhunonin një grua muslimane në Irak. Në 2012 ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe është kthyer në sinonimin e terroristëve që veprojnë vetëm.

“Shqiptari nga Kosova, Arid Uka nuk ishte asnjëherë në Siri ose Irak. Ai gjithashtu nuk ishte takuar ndonjëherë me anëtarët e al Kaidës ose të Shtetit Islamik që të formësohet si terrorist,” shkruan media gjermane web.de, përcjell Bota sot. “Ai ishte i vetëm, që ndryshe quhen edhe si Ujqërit e Vetmuar”.

Edhe agjensia sekrete gjermane, BND, lajmërojnë se frika nga shtimi i tyre në këto kohë është i madh dhe ndoshta edhe më i rrezikshëm sesa terrori i organizuar.

Raste të ngjashme përbëjnë edhe norvegjezi Anders Breivik që vrau 77 studentë në ishullin norvegjez Utoya, si dhe hebreu Baruch Goldstein që vrau gjatë faljes në Hebron 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë. Të dy vepruan të vetëm dhe që “papritmas” u bënë terroristë.

“Ujqërit e vetmuar” kanë një send të përbashkët se shpesh nga shoqëria paraqiten si persona të turpshëm, të vetmuar dhe pa precedencë penale, duke mos qenë të kontrolluar edhe nga shërbimet sekrete e policore. Andaj ata kur vendosin të kryejnë një sulm, thuajse se në shumicën e rasteve funksionon./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat