La të vdekur 84 persona, sulmuesi në Nicë pinte alkool, hante mish derri dhe merrte drogë

Evropë

E enjte, 25 prill 2024

La të vdekur 84 persona, sulmuesi në Nicë pinte alkool, hante mish derri dhe merrte drogë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 01:30
Tragjedia

(E plotësuar) - Mohamed Lahouaiej Bouhlel ishte tipiku i një pseudo-mysliman që pinte alkool, merrte droge, hante mish derri, rrihte gruan, nuk shkonte në xhami, nuk lexonte Kur-anin… por vriste në “emër të Allah-ut”.

31-vjeçari banor i Nisës në Francë, por me origjinë nga Tunizia, që nga data 27 janar ishte në liri me kusht, e njësoj ishte edhe mbrëmjen e djeshme, 14 korrik 2016, ku shkaktoi masakrën me 84 persona të vdekur në “Promenade des Anglais”.

Kush ishte Mohamed, “depresiv dhe i paqëndrueshëm”…

ImageAutori Mohamed Lahouaiej Bouhle

31-vjeçari tunizian me origjinë nga Msaken, një qytet pak kilometra nga Susa, ku ishte kthyer 4 vite më parë, me një licencë drejtimi për kamion që e kishte marrë pak kohë para atentatit pikërisht në Nisë.

Ky është profili i njeriut Mohamed Lahouaiej Bouhlel i cili duke drejtuar një kamion “TIR”, shkaktoi një tragjedi në pedonalen e qytetit bregdetar francez. Policia e ka identifikuar atë falë shenjave të gishtërinjve.

Ai ishte i martuar dhe me 3 fëmijë, vajza, por ishte i divorcuar nga gruaja e tij, prej së cilës ishte ndarë në vitin 2012 dhe kishte probleme të mëdha me paratë. Por jo vetëm.

Siç bën të ditur televizioni francez “BFMTV”, që kur kishte nisur procedurat e divorcit, Mohamed ishte shumë “depresiv dhe i paqëndrueshëm”.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si një njeri pak besimtar që nuk i ndiqte ritet fetare dhe sipas tyre, “ai nuk e kishte mbajtur të gjithë Ramazanin”.

10 fëmijët dhe 10 adoleshentët janë në mesin e viktimave të sulmit kur kamioni u përplas në masën e njerëzve gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve me rastin e festes kombëtare Bastille”, tha prokurori francez, Francois Molin.

Në mesin e 84 të vdekur pas sulmit në Nice janë 10 fëmijë dhe 10 adoleshentë, ka konfirmuar prokurori francez.

“10 fëmijët dhe 10 adoleshentët janë në mesin e viktimave të sulmit kur kamioni u përplas në masën e njerëzve gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve me rastin e festes kombëtare Bastille”, tha prokurori francez, Francois Molin.

Prokurori Molin, shpjegoi se bilanci i ri i 84 të vdekur dhe 202 të plagosur, prej të cilave disa dhjetëra ende janë duke luftuar për jetën e tyre, raporton AFP.

“Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Nice, por akti ka të gjitha karakteristikat e një akti terrorist”, tha Molin.

Hetimet janë duke vazhduar nëse vrasësi ka vepruar vetëm ose si pjesë e një grupi terrorist.
 

Lexoni lajmet rreth tragjedisë në Nicë

Masakra në Nice/ Ja si e mashtroi policinë autori

Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice

Masakra, flet shqiptarja e videos:Shoferi bërtiste Allahu Ekber

Policia arreston gruan e vrasësit të 84 njerëzve në Francë

Fjalët e fundit të 11 vjeçarit para se ta shtypte kamioni, në tragjedinë e Francës

Masakra e Nisës: Ky vogëlush vdiq me babanë gjatë pushimeve

Fotot që tronditën botën, tmerr dhe terror në Nice

Si i shpëtuan sulmit në Nice nëna shqiptare me dy vajzat

Zbulohen detaje të reja për sulmuesin në Francë

Shtetas të Maqedonisë rrëfejnë tmerrin në Nicë

Murtezaj flet nga Franca: Akoma nuk dihet se a ka viktima nga Kosova

MPJ: Deri më tani nuk ka informacione për shtetas të Kosovës të prekur nga sulmi i Nices

Hetuesit kontrollojnë banesën e sulmuesit në Francë 

Momenti kur u qëllua për vdekje personi që vrau 84 persona

Një nga viktimat e Nices i mbuluar me flamur shqiptar!? (Foto)

Foto me fëmijën e vdekur në Nicë, shndërrohet në simbol të këtij sulmi

Çfarë dihet deri më tash për sulmin në Nicë të Francës (Foto)

Terrori ne Francë, dëgjohen zëra në shqip. Alma, hajde hajde

Disa orë para tragjedisë, policia ndaloi sulmuesin – U tha se po shiste akullore

84 të vrarë, 188 të lënduar

188 të plagosur, 48 prej tyre nën kujdes intensiv, është bilanci i fundit i të mbijetuarve të sulmit terrorist me kamion, ku 31 vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, goditi qëllimisht njerëz të pafajshëm në qytetin Nice të Francës.

Këto deklarime i dhanë zyrtarë francezë, ku thanë se të gjithë këta të plagosur, janë duke u trajtuar me kujdes të veçant në spital.

Edhe Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi më herët se 50 persona janë në mes jetës dhe vdekjes.

84 të vdekur, fillon identifikimi i viktimave, dy amerikanë

Mohamed Lahouaiej – Bouhlel, 31 vjeçar është sulmuesi i cili la të vdekur 84 persona në Nice të Francës.

Bëhet e ditur se Mohamed Bouhlal i përket një familjeje që banon në Msakin pranë qytetit të Sousse, shkruan BBC.

Burime të BBC-së bëjnë të ditur se prindërit e tij janë të divorcuar dhe jetojnë në Francë.

Sipas këtyre burimeve, Muhamed kohëve të fundit ka vizituar shpesh Tunizinë, ku për herë të fundit kishte qenë para tetë muajve, transmeton KosovaPress.

31 vjeçari thuhet se ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë, ndërsa ai nuk është i njohur nga autoritetet tuniziane për përfshirje në ndonjë aktivitet terrorist.

Por, për autoritetet ai ishte i njohur për drogë dhe vepra të tjera të lidhura me alkool.

Qeveria tuniziane në reagimin e saj e ka dënuar sulmin në Francë, duke thënë se mbështet çdo masë në luftën kundër terrorizmit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur që në mesin e viktimave të sulmit në Francë, janë identifikuar dy qytetarë amerikanë.

John Kirby nga DASH ka konfirmuar vdekjen e dy amerikanëve, shkruan Reuters.

Hetuesit po vazhdojnë hetimet edhe më tej, në identifikimin e viktimave të sulmit, nga  i cili humbën jetën 84 njerëz.

Image

Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 84 të vdekur

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. 

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry. 

Image

 


Pikërisht mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

***

Të paktën 84 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si pasojë e kamionit që hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices, Francë.

Sulmi ndodhi mbrëmë në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Image

 


Sebastien Humbert, prefekti i zonës tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Ndërsa momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.



Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Pikërisht mesditën e së enjtes, presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

Francë: Kamioni godet turmën - mbi 60 të vdekur

Ajo që nuk ndodhi gjatë një muaji të Europianit të futbollit, ndodhi në përmbyllje të festës kombëtare dhe ditën kur Presidenti François Hollande deklaroi së shpejti do të hiqej gjendja e jashtëzakonshme.

 

Franca u godit sërish, por jo përmes sulmeve kamikaze apo shpërthimit të eksplozivit. Një kamion hyri mes turmës së njerëzve në një nga zonat më të frekuentuara, në bulevardin kryesor në Nice.

Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Basitjës në qytetin jugor francez të Nices. Incidenti ndodhi në bulevardin kryesor të këtij qyteti, “Promenade des Anglais”, buzë detit gjatë lëshimit të fishekzjarrëve.

Autoritetet flasin për të paktën 70 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur, ndërsa bilanci i viktimave ndryshon nga momenti ne moment. Sipas dëshmitarëve, nga kamioni që shtypi njerëzit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Policia shkëmbeu zjarr me drejtuesin e kamionit, për të cilin thotë se e ka ekzekutuar. Zyrtarët janë të kujdesshëm dhe deri më tani ngjarjen e kanë cilësuar si sulm, por nuk përmendin fjalën terrorizëm edhe pse dyshimet të çojnë aty.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 60 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Policia raportoi se ka qëlluar për vdekje drejtuesin e kamionit

Disa video në rrjete sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz të cilët vrapojnë dhe bërtasin duke kërkuar ndihmë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për skena horroi dhe se zona është e mbuluar e tëra me gjak.

Pamjet që vijnë nga rrugët e Nices janë vërtet të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat