Asdren Faik Loshaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Asdren Faik Loshaj

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 00:57
(1991 - 2011 )

Sot më 07.07.2016 u bënë 5 vite që vdekja të ndau nga jeta Biri dhe Vëllau ynë i dashur

5 vite dhimbje e pikëllim kaluan.
Vitet po ecin , por kujtimin dhe dashurinë e zjarrtë për engjullin tonë , nuk e shuan askush.
Mungesa jote nëpër shtëpi është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë.

Humbja jote hapi plagë të madhe në zemrat tona që kalimi i kohës nuk e shëron dot, se dhembja për Ty Biri dhe Vëllau ynë i dashur nuk ka kufi,as lotët nuk kanë fuqi ta shprehin mallin që kemi për Ty Asdren.

Çdo stinë e verës në zemrat tona po hapë plagë, s'po dinë as lotët kurrë të na ndalen, të gjithë jetojmë me mallë e me lot , zemrat me plot mallë kërkojnë Asdrenin tonë.

Të përkujtojnë me mallë dhe lot të pashuar: Babai Faiku,nëna Hyra,motrat Leonora,Venera,Ruka,Arta,Arlinda,vëllau Qazimi,gjyshja Mona , dhe halla Zadja, gjithashtu edhe farefisi i gjerë Loshaj nga Carrabregu i Deçanit si dhe nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat