Mensur-Suri Bekteshi

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Mensur-Suri Bekteshi

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 23:44
Me 28 Qershor bëhen një vit nga vdekja e të dashurit dhe të vetmit vëlla Mensur-Suri Bekteshi.

Për ne dy motrat (Drita dhe Vjollca) një vit shumë i rëndë pa Surin tonë të dashur.
I lindur në Dibrën kreshnike dhe në një familje shumë patriotike.

Suri nuk e pati fatin (deri ne moshën 13 vjeçare) të ritet me të dy prindërit afër se regjimi i Enver Hoxhës ia burgosi babën (Shuip Bekteshi) kur Suri krejt i vogël (një vjeçar e gjysmë).

Nëna Verdije grua me virtytet më të larta të një nëne shqiptare vendosi të risë fëmijët (në atë kohë dy) me burrin ose pa burrin.

Mbasi kishte kaluar një kohë e gjatë pa ditur për babën Shuip se a është gjallë apo jo.
Gjyshi Rexhep është ulë tuj kuvendue me nanën Verdie, tuj mendue se mundet me qenë biseda e fundit e tyre dhe i ka thanë „ Oj nuse fati i jonë the i djalit tonë paska qenë ky, po ty me babën je e re dhe mundesh me e vazhdu jetën tënde, baba të çon ke prindet e tu“ (ne Maqellarë të Shqipnis).

Nana Verdije i përgjigjet „Fati i juej është edhe fati i jem, unë njiherë kam hy në këtë shtëpi dhe dali kur të më qesin me katër vetë“ (si e vdekun) atëherë gjyshi Rexhep ngritët në këmbë e merr e puthën ne ballë dhe i thotë „Prej sot ti nuk je ma nuse po je djali ma i madh (në vend babës) i kësaj familje“.

Pasuni çka kanë pas i’ua kanë grabitë regjimi mbas lufte, sa që nana Verdije është detyruar të hyje në punë, ne spital te lindjet e fëmijëve (në maternitet).

Aty punoi për tetë vjet resht, për të mbajtur familjen, deri sa erdhi baba Shuip prej burgut ku kishte vuajtur një dënim prej 10 vjet e 3 ditë burg nëpër vende të ndryshme të Shqipnis.

Një dite të martë 4 dhjetor të vitit 1956 mbasi e kishte marë veten pak prej burgu, vendosen ta kalon kufirin (Shqiptaro – Shqiptar) në Miresh duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet që mund ti ndodhnin atë ditë, Ai ashtu tepër i vendosur siç ishte edhe gjatë gjithë jetës, e ndau mendjen dhe e kalon kufirin për t´ju bashkuar familjes.
Kur ka ardhur në qytet (se Mireshi është në periferi të Dibrës) ka shkuar menjëherë të lajmërohet në komunë, pa shkuar në shtëpi, rrugës e kanë takuar disa dibranë dhe lajmi është shpërndarë si rrufeja se Shuip Bekteshi ka kaluar kufirin i gjallë dhe erdhi në Dibër.

Suri në këtë kohë ka qenë diku në moshën 12 vjeçare, si e merr vesh për lajmin, shkon ta takon babën.
Baba Shuip tregonte, ishim disa veta me një paradhomë duke pritur për të hyrë brenda për tu lajmëruar si i rikthyer ne vendlindje.

Aty vjen Suri me një palë rrobe që për mua ishin të njohura se e kisha pas një fotografi në burg dhe më drejtohet drejt mua.

„Aje ti Shuip Bekteshi“ ? Po thotë baba „unë jam Mensur“.
Mund të imagjinohet ai moment sa i pikëlluar, sa i gëzuar, sa i dëshpëruar, sa i dëshiruar.
Me të kryer shkollën fillore, në Dibër, Suri shkon dhe vazhdon shkollën e mesme të veterinarisë në Manastir.
Baba fillon punën në Dibër, ditën punon e në mbrëmje vazhdon shkollën dhe i merr gati të gjitha kualifikimet e mundshme, nenës i thotë ti mjaft ke punuar, tash punoj unë.

Suri mbasi e kreu shkollën e mesme ne Manastir regjistron veterinën në Universitetin e Zagrebit.
Ngaqë Suri për shkak të shkollës nuk e kishte mundësin të jetë shumë në familje, neve na mungonte tmerrësisht, saqë me padurim i pritshim festat jo për shkak të atyre por për shkak se na vinte Vëllai në shtëpi. Gëzimi i madh.
Shuip Bekteshi ndërroj jetë me 28 nëntor 1987 ndërsa Suri ndërroi jetë me 28 qershor 2015.
28 datë e përbashkët.

Suri ka qenë dhe veprat e tij janë dhe të jenë shembull të virtyteve më të larta njerëzore, ashtu siç e kishte edhe familjen, ashtu dëshirojmë qe ta vazhdojnë edhe gjeneratat e ardhshme.

Një kohë të pritshim më padurim të na vish në Dibër kurse sot na pret me padurim të vijmë dhe të të vizitojmë në banesën e fundit.

Na mungon të gjithëve pa masë.
I lehtë të qoftë dheu i vendlindjes.
Motrat e tua, Drita dhe Vjollca me Familjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat