15 të burgosur në Drenovë futen në grevë urie

Shqipëria

E premte, 19 prill 2024

15 të burgosur në Drenovë futen në grevë urie

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:51

15 të dënuar për armëmbajtje pa leje në burgun e Drenovës kanë hyrë në grevë urie. Ata pretendojnë se mbahen në mënyrë të padrejtë në burg pasi neni me të cilin janë dënuar, është shfuqizuar si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese pak muaj më parë.

Nisjen e grevës së urisë e konfirmojnë familjarët e të dënuarve.

Por drejtues të burgut mohojnë grevën dhe thonë se po negociohet me të burgosurit.

Me kërkesë të gjykatës së Apelit të Vlorës, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi paragrafin numër 5 dhe 6 të nenit 278 të kodit penal që parashikonin dënim 7- 15 vjet burg për personat, që kapeshin me armëmbajtje pa leje.

Të burgosurit i janë drejtuar edhe gjykatave të shkallës së parë, të cilat i kanë dënuar për këtë vepër, por gjykatat respektive janë në pritje të qëndrimit nga ana e Gjykatës së Lartë.

Kjo e fundit pritet të shprehet për mënyrën se si do të trajtohen personat që janë dënuar para shfuqizimit të këtij ligji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat