Real Madrid me ofertë 120 milonshe për Pogban

Futboll

E premte, 29 mars 2024

Real Madrid me ofertë 120 milonshe për Pogban

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:54
Paul Pogba

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të madh për sezonin e ri.

“Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se reprezentuesi francez është objektiv konkret i skuadrës kampione të Evropës.

Andaj, së shpejti oferta do të mbërrijë zyrtarisht në zyrat e kampionit të Italisë.

Juventus vazhdimisht ka theksuar se Pogba nuk është në shitje por një ofertë e tillë mund t’i detyrojë të ndërrojnë mendjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat