Franca dhe Gjermania e shënojnë përvjetorin e betejës në Verdun

Evropë

E enjte, 28 mars 2024

Franca dhe Gjermania e shënojnë përvjetorin e betejës në Verdun

Më: 29 maj 2016 Në ora: 10:46
Ushtarët francezë gjatë një ofensive në betejen e Verdunit në vitin 1916

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot e shënojnë 100 vjetorin e betejës në Verdun, që isjte beteja më e gjatë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Gjatë kësaj ofensive në këtë qytet në verilindje të Francës, në vitin 1916, e cila zgjati 300 ditë, janë vrarë më se 300 mijë vetë.

Të dy zyrtarët e lartë të Francës dhe Gjermanisë pritet ta shfrytëzojnë këtë ditë të përkujtimit për të shprehur nevojën për unitet, në kohën kur Bashkimi Evropian është nën presion për shkak të krizës së migrimit dhe rrezikut që Britania të largohet nga BE-ja.

Duke folur para ceremonisë së përkujtimit, kancelarja Merkel ka theksuar se “të jesh e ftuar në këto përkujtime tregon se në çfarë shkalle raportet ndërmjet Francës dhe Gjermanisë janë të mira sot”, dhe ka shtuar se “Evropa ballafaqohet me detyra të vështira dhe për këtë nuk ka dilema”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat