Beqir Zejnullahu nga Banulla-Lipjan

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Beqir Zejnullahu nga Banulla-Lipjan

Më: 20 maj 2016 Në ora: 00:13

U bënë 25 vjet pa babanë dhe bashkëshortin

Babi jonë i dashur, kur ishim vajza te vogla naiviteti dhe pafajësia e fëmijërisë na mbrojti nga mërzia dhe malli për ty, sepse akoma se kishim kuptuar realitetin e jetës sonë. Po tani që jemi të rritura? Çka do të na mbroj nga dhimbja për ty? Në çdo eksperiencë të jetës që fituam pjekurin e të qenit të vetëdijshëm, realiteti i hidhur që s'do ta njohim kurrë babin tonë u gdhendë thellë e me thellë në zemrat tona.

Kaluan ditëlindje, festa, matura, diplomime, gëzime dhe hidhërime por dhimbja për mungesën tende e mundi gjithmonë buzëqeshjen tonë. Dhe siç e ka jeta erdhi koha
ta përcjellësh bijën tende në ditën e dasmës se saj por zoti ta mohoj edhe ketë gjë.

Pra realiteti na mësoj që asgjë nuk do te na largoj dhimbjen për ty. Ajo do të jetë e përjetshme, do të ketë ditë që ajo s'do mund të durohet, por dhe ditë kur krenaria që jemi vajzat e tua do ta lehtësoj ketë dhimbje qe nuk po ndalet kurrë.

Te përkujtojnë me mall dhe dashuri Nazifja dhe Qëndresa me nënën Arifen

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat