Shaban (Sadik) Dervishaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Shaban (Sadik) Dervishaj

Më: 14 maj 2016 Në ora: 08:57

Më 15.05.2016 bëhen katër muaj e 15 ditë pa më të dashurin tonë.

Qenka shumë vështirë të shkruhet kujtim për Ty në rastin e ditëlindjes tënde.

Na mungojnë fjalët e tua të ëmbla dhe te urta me te cilat dite te na mësosh.

Gjithmonë do të krenohemi me fisnikërinë dhe bujarinë tënde, puna, vepra dhe fjalët e tua do të mbesin gjithmonë udhërrëfyes për ne dhe gjithë ata që të njohën.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty, jemi krenarë që të patëm ,përherë do të jesh i pranishëm në zemrat tona.

E përkujtojnë me mallë familja nga Gjurakoci, Zabllaqi dhe diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat