Besnik Krasniqi

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Besnik Krasniqi

Më: 13 maj 2016 Në ora: 00:11

Sot, më 13 Maj 2016, u bënë 6 muaj që kur u nda nga jeta Djali, vëllau, axha, kushëriri dhe shoku ynë i paharruar BESNIKU

Sa e rëndë qenka jeta pa Ty . Dhembja që nuk të kemi pranë nuk shprehet dot me fjalë e as me lot.

Na mungojnë ata sytë e tu , ajo buzëqeshje e juaj , ai zëri yt i qetë që na duket që po e ndiejmë , e po na përcjell në çdo hap..

O djali ynë , o vëllau ynë , të patëm më të madhin nga vëllezërit , pse na le ?
Ti ishe bujaria e familjes. Ne jetojmë krenarë që të patëm të urtë,të dashur,të ndershëm,punëtor dhe shumë i sjellshëm.

E kemi shumë të vështirë të pajtohemi , për humbjen e djalit tonë më të mirë ,
që deri para gjashtë muajve , ishte me ne dhe përkah nesh,
dhe e kemi të pamundur familja jonë e gjerë , ta bindim veten dhe juve se më nuk është në mesin tonë njëri nga më të mirët e familjes sonë.

E kam vështirë ta besoj , se po e shënoj në letër , një përkujtim për Besnikun , të cilin vdekja aksidentale e ndau nga ne ,
në kohën kur familja dhe ne kishim nevojë më së shumti për të.

Ne , po përpiqemi të mos dorëzohemi para humbjes së madhe ,
por njëkohësisht ndihemi shumë krenarë që të patë Ty.

Do të kujtojmë përherë në zemrat dhe mendjet tona me shumë dashuri dhe mallëngjim.

... Unë Qemali dhe gjithë familja e gjërë KRASNIQI , nga Medveci i Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat