Nikollë Mhill Dodaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Nikollë Mhill Dodaj

Më: 11 maj 2016 Në ora: 00:28

Sot, më 11 maj, është 17-vjetori i heroit të lirisë

Kur ka ra kushtrimi në Kosovë la mërgimin e u kthye në mëmëdhe për të mbrojtur trojet tona shqiptare.

Dhe sot si gjithë vitet e tjera, të përkujtojmë me mall, çfarë dashurie të thellë dhe të pastër që kishe për atdheun! E ëmbël është jeta, por më e ëmbël është Liria e këtë Liri na e solle ti me shokët e tu, andaj ne jemi krenarë që të patëm. Një komandant shembullor, i cili me jetën dhe veprën e vet i bëri sfidë regjimit të errët e kriminal dhe arriti të ngadhënjejë.

Rënia e jote heroike në Kosharen Legjendare na bëri krenarë.

Asnjëherë nuk do ta harrojmë inkurajimin tënd të sinqertë dhe trimërinë tënde të pashoq. Kujtimet e tua, gjithmonë do të mbesin në historinë tonë dhe në zemrat tona, paqe e dritë për shpirtin bujar të Komandantit të Forcave Komando 138 "Delta" dhe shokëve të rënë në Kosharen Legjendare.

Të përkujtojnë me mall: nëna Ana, vëllezërit: Mikeli, Mentori, Nue, Leka, Marashi, Binaku e Jonezi; motrat: Angjelina e Antigona nga Dujaka e Gjakovës dhe nga diaspora - Zvicra e Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat