Ali ( Rrustem ) Berisha

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Ali ( Rrustem ) Berisha

Më: 10 maj 2016 Në ora: 00:11

Sot më 10.05.2016 bëhet një vit pa më të dashurin tonë, Bashkëshortin, Babanë, vëllain, vjehrrin dhe gjyshin tonë të dashur

Nuk qenka lehtë që të marrësh lapsin e të shkruash sa mall dhe dhimbje kemi për Ty.

Na mungojnë fjalët e ëmbla dhe të urta me të cilat dite të na edukosh dhe mësosh si ishte më së miri.

Kaloi një vit që na humbi lumturia që kishim me Ty. Lotët nuk kanë të ndalur por gjithmonë do të krenohemi që patëm një Baba fisnik dhe bujar. Puna, vepra, dhe fjalët tua do të mbesin gjithmonë udhërrëfyes për ne dhe të gjithë ata persona që të njohën.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty. Jemi krenarë që të patëm. Përherë do të jesh i pranishëm në zemrat tona.

Të përkujtojnë me mall: Familja Berisha nga Pozhari - Deçan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat