Asllan Qazim Metë ALAJ

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Asllan Qazim Metë ALAJ

Më: 4 maj 2016 Në ora: 00:43

11 vjet nga ndarja e përjetshme e djalit, babait, vëllait, bashkëshortit, axhës dhe gjyshit tonë të dashur

Sa vështirë është të shkruajmë përkujtimin për TY, babë! 11 vjet prej kur nuk të kemi më afër nesh, për ta shijuar dhe ndjerë dashurinë tënde. Sa shumë do të donim të të kemi pranë nesh, pranë fëmijëve, të cilët çdo ditë të kërkojnë dhe çdo ditë duan të të kenë pranë, si një gjysh dhe udhëzues e frymëzues i jetës së tyre. Nënëlokja, gati 100 vjeçe, s’ka ditë që s’të kujton.

Nënëlokja e zbutë dhembjen me trashëgimtarët dhe pasardhësit e shumtë të cilët të ngjajnë aq shumë me dashurinë, zemërbutësinë, urtësinë, ndershmërinë dhe frymën tënde nëpër të cilën po rriten dhe po formojnë jetën e tyre.

BABË - ne nuk ndalemi duke u treguar fëmijëve për jetën tënde, për dashurinë tënde ndaj familjes. Nipërit dhe mbesat rriten me frymën dhe mendjen se TI je duke i parë ata dhe sa shumë i don. Nuk ka ditë që nuk të kujtojnë, duke shikuar YJET lartë në qiell dhe duke drejtuar gishtin për të treguar cili nga ato YJE atje lartë, je TI, përmes së cilëve i shikon dhe i ruan ditë e natë. I çon në shkollë dhe i pret nga shkolla. Se TI je rojtari, bujaria dhe udhërrëfyesi i tyre.

Na mungon gjithçka e jotja, BABË, e më së shumti, fjalët tua të ëmbëla, përkdhelëse, motivi YT, syqeltërsia, butësia dhe qetësia jote që gjithmonë reflektonte dashurinë, respektin dhe motivin për një jetë, punë dhe dashuri të ndershme! Ishe dhe do të mbetesh përjetësisht BABAI shembull!

Ti je vlera dhe kuptimi më i çmuar i jetës tonë, me të cilën rritemi, jetojmë dhe e ruajmë thellë në zemrat dhe mendjet tona!

Jemi faqebardhë, ballëhapur dhe krenohem që të patëm. E falënderojmë Zotin që na bëri pjesë të jetës tënde!

Të kujtojnë, përjetësisht: Nëna Hysa, vëllezërit Afrimi, Bashkimi, Feimi, Alia, motra Raza, bashkëshortja Hanifja, djemtë Florimi dhe Rrustemi, vajzat Flora, Flaureta dhe Hyria, rejat Besa dhe Ardiana, nipat Asllani dhe Kanuni, mbesat Fiona, Saranda, Ariana, Lea dhe Ora, sidhe mbarë familja ALAJ dhe farefisi i gjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat