Amir Loshaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Amir Loshaj

Më: 2 maj 2016 Në ora: 00:36

Koha

Sa shpejte ik Koha, s’mundem ta ndalojmë dot. Ikën 5 Vite pa ty e na duken si Sot.

Dhembja nuk ikën nuk na len kurrë vet, vdiqe larg Vendlindje, vdiqe në Gurbet.

Thonë koha shëron plagët s’qenka fare e vërtetë, sepse pa ty për ne është e kotë kjo Jetë. Ishe Baba, Burrë, Vëlla, Shok i vërtet, pse u deshtë të ikje pse na le vet.

Po si duket Zoti të deshti më shumë se ne, se ike shumë shpejtë - si vjedhurazi na le vet. Edhe sot heshtja mbizotëroi në shtëpinë tonë, të thelluar në mendime të gjithë të stukun me mije copë të humbur të kujtojmë..

Ehh… Të Arta ato kohë kur Ti ishe ne mesin tonë, kur zërin ta dëgjonim. Baba sa na mungon. Të freskëta janë plagët ndonëse kaluan 5 Vite. Si dje, si sot, si nesër.

Dhembja është aty, të përvëlon si valë vullkani e pastaj të ftoh e të bën acar. Ah kjo dhembje ky mall. E na dhemb edhe më shumë Shpirti aq sa edhe Lotët na tradhtojnë. Shikojmë « Rizonen » e vogël dhe mendojmë, të paktën një herë ta kishe pranë, ta kishe marr ne krahët e tu dhe ta përqafoje. Ajo është një Engjëll. E di, ti shumë do ta doje. Ajo po rritet Babi, është bërë një vajzë shumë e bukur, po rritet çdo ditë e neve ashtu na shtohet Malli, ashtu na vijnë Kujtimet çdo ditë…E çdo ditë...E çdo ditë...po të kujtojmë me të voglën Rizon.

Me mall të kujtojnë; bashkëshortja Hasimja, Djali Halili, Vajzat Valentina, Valmirja me Bashkeshortin Ardianin dhe Vajzen “Rizonen”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat