Arben Ibishi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Arben Ibishi

Më: 2 maj 2016 Në ora: 00:30

Çdo fillim e paksa një fund. Kaloj kohen duke të pritur, një stuhi kujtimesh me ngrin damarët e zemrës, e lodhur dhe pa shprese pyes: KU JE? A thua më kërkon edhe ti mua? E gjithë kjo dhembje me thyen shpirtin.

Sa e madhe është kjo sprove për Adonisin dhe Svenjen, për këta dy shpirtra të cilët me tronditin me lotët dhe mallin që kanë për ty.

Arben, asnjë fjalë e ëmbël fëmijët nuk i gëzon, nganjëherë janë të lodhur dhe duan të shpërblehen me përqafimin tënd, nga rërët e kërkojnë ngushëllimin e në sytë e tyre e sheh pikëllimin. Adonisi i lutet Zotit, kurrë asnjë fëmijë të mos të ketë fatin e tij. Svenja thotë: sa me ka marr malli me te pa, Papi pse pri meje je nda?

Arben sot u bën 4. vite qe u ndave nga ne, kaluan katër vite plot mall e lot, dhembja nuk pasa kufi e as kohe.
Nga ti na mbesin kujtimet te cilat na bëjnë te fort, dhe për një moment na kthejnë buzëqeshjen në zemërat tona.
E sot, duam të përshëndesim, të përshëndesim nga kjo jete e te thuam: PER JETE TE DUAM.

Me shume mall të përkujtojmë, djali: Adonisi, vajza: Svenja dhe bashksh. Donika

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat