Lutfije (Shabani) Bunjaku

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Lutfije (Shabani) Bunjaku

Më: 29 prill 2016 Në ora: 00:32

Sot me 29 Prill u bë një muaj pa Nënën,Gjyshen e vjehrrën tone të dashur

1.
E zbehtë na erdhe këte vit moj Pranverë bashke me beharin e luleve ti na solle pikëllimin, dhimbjen e madhe e lotët ku vdekja na e mori më të shtrejten Nënën tonë të dashur. Malli qenka shumë më i rëndë se sa vuajtja shpirtrore.Shkuarja jote në amshim ka krijuar zbrazëti të madhe në shpirtrat tanë që do të na përcjellë gjithë jetën. Të faleminderit Nënë për gjithqka që bërë për ne përkujdesjen, mundin e sakrificen qe na linde e rrite na mësove dhe edukove e na fale dashurin dhe na mësove të duam e nderojmë njëri tjetrin, familjën, fqinjët, shokët e miqët.

Ne krenohemi me ty ,me urtësin e bujarinë tënde dhe e tillë do të mbetesh për jetë në zemrat tona Tash Nënë pusho e qetë në amshim dhe qofsh e shpërblyer me Parajsë nga Perëndia e shpirti ytë past dritë në përjetësi.

Të përkujton me mall të pashuar për jetë: Djali Zymeri me Familje nga Zvicra

2.
Nuk gjejmë dot fjalë të përshkruajmë dhimbjen dhe mallin për ty Nënë e dashur . Jeta u tregua shumë e ashpër ndaj teje duke të rrëmbyer nga ne . Zemrat tona janë të thyera dhe plot pikëllim. Shumë e vështirë qenka jeta pa ty,ndarja jote prej nesh na ka shkaktuar plagë të rënda në shpirt. Ishe aq e dashur,e urtë ,fisnike e bujare , saqë fytyra jote gjithmonë rrezatonte rreze gëzimi që do të na mbesin si ngushllim për jetë.

Me mall të pashuar e zemër të thyer të përkujton:Djali Isahi me familje nga Gjilani.

3.
U bë një muaj që vdekja na ndau.Pauzat e drekës si kalojmë më bashkë. Ditët pa ty nuk janë njësoj, e deshira të shoh ty shtohet çdo ditë që ti nuk je me ne. Në këtë pranverë e cila ngrohë çdo gjë pos zemres sime unë të dhash lamtumirën e fundit Nënë. Parajsa është bërë shtëpia jote e re e unë do të lutem për qetësinë tënde atje dhe do të pres ditën kur do të takohemi përsëri.

Të përkujton bija jote Hidajetja me Familje nga Gjilani.

4.
Sot u mbush 1 muaj pa ty Nëna ime e shtrejtë,vështire qenka pa ty Nënë.Na mungojne shume fjalët e tua të ëmbla,buzëqeshja jote më e shtrejta ime.Gjithmone do të jesh në zemrat tona,jemi krenar që patëm një Nënë aq të dashur dhe të ndjekim rrugën tënde siç na mësove të jemi të bashkuar,të zotë e gojë ëmbël siq ishe ti Nënë.

Me lot në Sy, Të Përkujton: Vajza Hazbija me Famije nga Petrovci.

5. Ndarja jote nga ne hapi plagë të pashëruara në zemrat tona, qe koha nuk i shëron dot. Ditët ikin shpejt, por malli për Ty Nënë vetëm po rritet e nuk do të shuhet kurrë. Dhembja nuk shprehet më fjalë, e as me lot, ajo është thellë në brendinë e shpirtit.
Ne mburremi dhe jemi shumë krenar që të patëm kaq të urtë,të ndershme,fisnike e bujare.

Me mall të përjetshëm të Përkujton : Vajza Ibadetja me Familje nga Zvicra.

6.
Vështirë qenka ta shkruajme përkujtimin e ta shuajme mallin dhe dhimbjen që kemi për Ty. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli nuk do të shuhet kurre. Hija jote na përcjelle në çdo hap, buzëqeshja jote na rrinë gjithmonë para syve tonë.
Të kujtojmë me dashuri e krenari dhe përherë do jetosh në zemrat tona Nënë e dashur.

Me dhimbje të madhe e me shumë Mall të përkujton: Djali Mehmetaliu me Familje nga Zvicra.

7. Malli për ty qenka shumë i rëndë, e ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e tua, me buzëqeshjen
tënde dhe me sinqeritetin tënd.Fjalët janë të pakëta për të shprehur humbjen tënde, por këtë e ndjejë në shpirt që Nëna është njeriu më i pazavendësuar në jetë.Gjithmonë do jeshë e pavdekshme në zemrat tona Nënë e dashur.

Të përkujton me mall të pashuar:Vajza Hatixhja me familje nga Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat