BEK (SEFER) HADËRGJONAJ

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

BEK (SEFER) HADËRGJONAJ

Më: 23 prill 2016 Në ora: 08:02

(1976 - 1998)

Sa vështirë qenka në këtë ditë të bukur të shkruajmë përkujtim për TY.
Kaluan shumë netë, ditë, muaj, u bënë 18 vite që na the lamtumirën e u ndave nga ne, sytë dhe zemrat na lotojnë , sot kur pranvera po vjen me bukurinë e saj.

Sa shumë ditë të bukura i kaluam së bashku, sa shumë gjëra përjetuam.
Ti Beka jonë i dashur , u këpute si një lule që nuk çelë më.
Tani vërtet e kuptuam se jeta nuk jetohet lehtë. Re heroikisht në Kosharen Legjendare kurse
ne e gëzojmë lirinë.

Falë gjakut të dëshmorëve të kombit që ranë në betejën e Koshares dhe në betejat e
tjera që ishin në mbarë Kosovën, ne Shqiptarët jemi të lirë sot.

Përkujtimi për përvjetorët e Kombit janë udhërrëfyesi jonë për nderim të atdheut dhe
do të vazhdojnë deri në përjetësi.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës së lirë.
Në zemrat tona ende nuk ke vdekur, biri, vëllau dhe axha jonë, të deshtëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë.

Të mbajmë në zemër deri në vdekje mbarë familja Hadërgjonaj nga Sllupi i Deçanit dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat