Gjaku i derdhur në Koshare, ishte gjaku që e solli lirinë. Sa herë vjen kjo datë, ju kujtojmë dhe juve, por edhe lirinë që na e sollët ju bashkë me luftëtarët e tjerë. Vlerat dhe morali që ju frymëzuan për luftën për liri, na bëjnë që krahas dhimbjes, të ndjehemi Krenarë që u sakrifikuat për vendin dhe lirinë e tij. Selman dhe Imer, ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës së Pavarur.
Ju përkujtojmë me mall të pashuar familja Lokaj nga Siegeni i Gjermanisë dhe nga familja e Imer Isufit nga Sllupi i Deçanit.