Kreshnik Rama

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Kreshnik Rama

Më: 22 prill 2016 Në ora: 10:44

1.
Malli qenka shumë më i rëndë se sa vuajtja. Ditët dhe muajit ikin shpejt, por malli për Ty Nik kurrë nuk shuhet dot. Dhembja nuk shprehet më fjalë, e as me lot, ajo është thellë në brendinë e shpirtrave dhe të zemrave tona. 9- vite pa Ty është krijuar një zbrazëti që do të na përcjellë gjithë jetën, dhembja e fortë, dhe kujtimi i gjallë për Ty i paharruara.
Ike nga ne, por vetëm fizikisht. Ëndërr e pashpresë është kjo jetë, nga ajo ditë që ike ti Nik.
Malli për ty qenka shumë i rëndë, e ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e tua, me buzëqeshjen
tënde dhe me sinqeritetin tënd. Zëri yt i butë, fjalët e tua të ëmbla, kanë mbetur vetëm kujtime.
Na mungon dora jote, ledhatimi dhe zëri yt i ëmbël, na mungojnë këshillat e tuaja tani në këtë moshë, pa ty çdo gjë mbeti bosh!
Ishe dhe do të mbetesh i pazëvendësueshëm dhe krenaria jonë...

Të Përkujtojnë me Mall: Babai Brahim M. Rama, Nëna Nushe Rama.

2.
Nuk gjejmë dot fjalë të përshkruajmë dhimbjen dhe mallin për Ty i dashur Vëlla. Jeta u tregua shumë e ashpër ndaj teje duke të rrëmbyer nga ne në moshë aq të re. Zemrat tona janë të thyera dhe plot pikëllim. Shumë e vështirë qenka jeta pa Ty. Ishe aq i dashur dhe plot gëzim gjithmonë, saqë fytyra jote gjithmonë do të rrezatoj rreze gëzimi që kurrë nuk do të shuhet.
Pranvera kudo sjellë gëzime dhe hare, por te ne sjellë vetëm mall, lot dhe vuajtje.

Të përkujtojmë me Zemër të thyer: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

3.
Humbja jote hapi plagë të madhe në zemrat tona, qe koha nuk shëron dot.
Në çdo vite e kam shumë të vështirë të shkruajmë përkujtimin për ty, çdo shkronjë që e shkruaj e pyes veten Pse ike Nik?
Kalojnë ditët, netët, muajt, vitet ne ende nuk pajtohemi me vdekjen tënde që aq e papritmas ndodhi.
Dhimbja për ty nuk ka kufi, lotët nuk kanë me fuqi të shprehin mallin për ty.

Të kujtojnë me Mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

4.
Malli për ty qe s’të shohë me sy, po me djeg malli i shkrete qe s’të kem afër në këtë jetë
qaj me mall gjithmonë për ty s’ka kush te me fshije lotin ne sy, s’ka kush afër të më ofron dorën.
S’ka kush të ma shtrëngon, s’ka kush të me përqafon.
Eh vdekje qe Nikin tonë e more, eh shpirtrat tonë shumë rënd i rendove.
Nuk mundem me as te mendoj qe këtë jetë pa ty ta jetoj…

Me lot në Sy, Të Përkujtojnë: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

5.
Sa herë dhe sado që shkruajmë përkujtime ato nuk mund ta shuajnë mallin dhe dhimbjen që kemi për Ty. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli janë bërë pjesë përbërëse e jetës tonë. Hija jote na përcjell në çdo hap, buzëqeshja jote na rrinë gjithmonë para syve tonë.
Të kujtojmë me dashuri e krenari dhe kurrë nuk do të harrojmë.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

6.
Vështire është ta pranosh realitetin dhe por me vështirë qenka te jetosh me të. Realiteti qe ti nuk je në mesin tonë nuk dua ta pranojmë kurrë. Edhe pse je aq larg prej neve kujtime për ty s‘na lë rahat.
Nuk ka shkronjë që mund të shkruaj mall për ty.
Vitet që kalojnë kurrë nuk do ta shuajnë dhimbjen, kujtimin dhe dashurin për ty Vëlla!

Të Kujtojnë me Mall: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi po sa i lindur Rajani dhe mbesën Emmy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat