Labinot Bekë Kastrati

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Labinot Bekë Kastrati

Më: 18 prill 2016 Në ora: 00:21

Sot me 18 prill 2016 behën 17 vite pa më të dashurin tonë

Si çdo vit pranvera vjen edhe serish lulen me të bukur në mesin tonë nuk e gjen. Kur dora e zezë barbare serbe ta shuajti jetën, na e mori mundësinë që ta shohim fytyrën tende të bukur dhe që ta dëgjojmë zërin tënd të ëmbël.

Por asnjëherë nuk do te shuhen kujtimet, dashuria dhe krenaria qe patëm, ende e kemi dhe gjithmonë do e kemi për ty biri ynë i dashur.
Sot për 17 vite me radhë shkruajmë për ty me lot në sy, mall dhe dhimbje në shpirt. Në zemër do e ndjejmë gjithmonë mungesën tende dhe në mendje gjithmonë do te kemi buzëqeshjen tënde të bukur.

Të kujtojnë me mall: Babai Beka, nëna Nurija, vëllau Egzoni, motrat Lendita, Aferdita, Leonora, Shkurta, Elvira, Venera dhe Xufa, si dhe mbarë familja Kastrati nga Nabërgjani i Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat