Zojë ( Muslijaj ) Hadërgjonaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Zojë ( Muslijaj ) Hadërgjonaj

Më: 14 prill 2016 Në ora: 00:31

Sot bëhen 4 vite nga ndarja jote Gjyshja ime

Të zeza janë ditët që afrohen nga stina e pranverës , i errësuar është dielli me rrezet e tij,
çdo gjë që na rrethon më duket errësirë , sepse më kujton një ditë të tmerrshme , ditën që Ti ike larg nga unë
dhe më le si një jetime .
Unë pa Ty si një jetime pa Nënë . Nuk e di se si ike ashtu aq papritur. E pyes veten kush e kërkoi gjyshen time nga vdekja me aq nxitim , si vdiq pa lamtumirën e saj të fundit dhe si vdiq pa përqafimin e saj të fundit, dhe pa më lënë asnjë porosi.
Ti ishe njeriu më i dashur dhe më i veçantë Gjyshja ime , Ti ishe personi që asnjëherë nuk e ke refuzuar dëshirën time,
Ti ishe ajo që çdo herë më ke sjellur buzëqeshje në fytyrën time dhe më ke bërë më të lumturën në botë.
Gjyshja ime , kurrë nuk do ti harroj ditët që kalova me Ty, ishin ditët më të mira të jetës sime.
Edhe në fund të botës po të shkoja dashurinë tënde që kishe për mua asnjëherë s'do ta harroj.
Kur vjen stina e pranverës nuk dua që asnjë lule të qelë, as dielli të ngrohë , vetëm dua të kujtoj fytyrën tënde , ditët që kalova me Ty dhe vendet që rrinim së bashku.
Historitë e tua në të kaluarën tënde kishin rëndësi për mua, çdo fjalë që dilte nga goja jote kishte rëndësi dhe çdo lëvizje që bëje kishte shumë rëndësi. Prandaj asnjëherë nuk do ti harroj.
Në çdo vend të botës përmendet emri yt, veprat tua dhe bujaria jote që la shumë mbresa në rrethin e gjithë botes dhe unë jam shumë krenare që kam pasur një Gjyshe si Ti.
Gjithmonë do të mbetesh e pazëvendësueshme për mua.

Me mall të përkujton mbesa jote: Hate Hadërgjonaj që s'të harron kurrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat