Nurije (Gashi) Idrizi

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Nurije (Gashi) Idrizi

Më: 11 prill 2016 Në ora: 00:11

Sot me 11 Prill u bë një vit që mbetëm pa më të dashurën tonë, Nënën, vjehrrën dhe gjyshen tonë të dashur. Sot bëhet një vit pa ty nënë e dashur, sa e vështirë qenka jeta pa ty, edhe më e vështirë qenka që ta shkruaj përkujtimin për ty Nënë e dashur. Fjalët nuk kanë forcë dhe lotët nuk kanë fuqi ta përshkruajmë dhembjen për ty Nënë e dashur.

Na rrite me shumë vuajtje dhe shumë mundime, sakrifikove gjatë gjithë jetës tënde, vetëm e vetëm për të na mundësuar një jetë më të mirë. Ne fëmijët tu nuk do ta harrojmë asnjëherë djersën dhe mundin tënd. Dashuria dhe prania jote do të na mungojë shumë, e ti do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

Me mall e lot në sy e dhembje të kujtojnë: Djemtë Xhevdeti e Gezimi, vajzat: Kumrija, Ryva e Lirija si dhe Rejat nipat dhe mbesat dhe mbar farefisi i gjer Idrizi nga Kosova dhe Diaspora

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat