Zenel Abaz Rragamaj

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Zenel Abaz Rragamaj

Më: 9 prill 2016 Në ora: 08:04

22.04.2008 – 9.04.2013

Sa vështirë qenka në këtë ditë të bukur të shkruaj përkujtim për Ty Nel.

Kaluan shumë netë, ditë, muaj e u bënë 3 vjet që në the lamtumirë e u ndave nga ne, sytë dhe zemrat na lotojnë, sot kur pranvera po vjen me bukuritë e saj, Ti Neli jonë u këpute si një lule që nuk çel më. Sa shumë ditë të vështira i tejkaluam së bashku, sa shumë gjëra përjetuam, por dhembje kishe Ti, ndërsa ne vetëm lot e lot e asnjë shpresë më, buzëqeshja jote ishte ndalur, lumturia, lotët dhe fryma jote ende ishin aty, e ne për rreth teje të gjithë të përlotur.

Ti hape sytë dhe na shikove edhe njëherë dhe as një fjalë se the.

Tani vërtet e kuptuam se jeta nuk jetohet lehtë. Në zemrat tona ende nuk ke vdekur engjëlli jonë, të deshtëm të duam dhe do të duam përgjithmonë Zenel.

Të mbajmë në zemër deri në vdekje: Gjyshi Hasani, gjyshja Ruka, prindërit Abazi, Veneta, vëllau Genti, motra Aurora, axha Agroni me bashkëshorten Mirjeten, vajza Amanda, hallat Teuta, Rifeti, Arbnorja, nipat Arditi, Riarti dhe mbesa Aida.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat