Shpend Hakaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Shpend Hakaj

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:08

Me lot në sy Babush sot po shkruaj për Ty . Ishte 11 shkurti, ditë e Merkurë , kur morra atë lajm të zi . Babi të ka vdekur më thanë si për çudi.

Sot 1 vit mbetëm pa Ty ,e urrejmë muajin Shkurt, sepse na mori gjysmën e jetës , na humbi shpresat dhe na la të vetëm.
Është vështirë të shkruaj për Ty , Babi Jonë i dashur, në çdo hap të jetës e ndjejmë mungesën tënde.

Ti do të jesh gjithmonë në kujtesën tonë, me kurajon dhe forcën që na le si trashëgimi, ne po ecim në rrugët e jetës,plot krenari.

Një vit sa një shekull , aq ishte për familjen tonë. Po më mungon shumë ai prehër i yti, ku kokën kam mbështetur, ai zë i yti i ëmbël që s'do ta harroj përjetë.

Të përkujton: Vajza Kaltrina me Bashkëshortin, Liridonin, vajzën Elzën dhe djalin Elionin nga Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat