Cufë (Sokol) Lajçi - Shyte (Nikqi ) Lajçi

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Cufë (Sokol) Lajçi - Shyte (Nikqi ) Lajçi

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:16

U bënë 9 vite, përkatësisht 4 vite pa prindërit tanë të dashur

Koha po ik, por asgjë e askush nuk mund të zëvendësoj vendin tuaj të paharruar

Babë e Nënë…Sa do që shkruajmë, flasim e ju kujtojmë, sado që ju kërkojmë e qajmë më lotë e shpirt për Ju prindër është pak… Ju jemi mirënjohës për të gjitha ato që keni bërë për ne, na rritët e na shkolluat me mundime e vështirësi,
ju përballuat edhe pse i takuat asaj kohe të vështirë. Por, nuk ju munguan kurrë sinqeriteti, bujaria, respekti, harmonia dhe dashuria për të gjithë. E neve sot na mungon çdo gjë në jetë, pa ju sepse jeta nuk ka kuptim sikur nata pa hënë, prandaj pushoni të qetë në trojet Tuaja në Malajtë të Rugovës që e deshët aq shumë.

Jeni të pa harruar deri në amshim.

Me shumë mall e respekt ju kujtojnë; Djemtë me familje dhe vajzat më familje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat