Iljaz Hajdari - Fisnik Hajdari Niki

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Iljaz Hajdari - Fisnik Hajdari Niki

Më: 21 janar 2016 Në ora: 09:07

Iljaz Hajdari

08.11.1950-19.10.2015

Babë i dashur i paharruar na ke lëne me zemër të lënduar.
Ndarja me njeriun e shtrenjtë të jetës sonë na shkakton dhimbje aq të thellë sa që nuk i gjejmë dot fjalët mes pikëllimit dhe dashurisë për ty, Babi i dashur. Kujtimi për ty do të na shoqëroj çdo ditë të jetës sonë. Ishe një Bashkëshort, Babë dhe Gjysh i mrekullueshëm, njeri besnik, human, miqësor dhe mirënjohës. Virtytet e tua të larta njerëzore, sinqeriteti dhe shpirtbardhësia jote na bënë të fortë dhe krenar që të patëm. Ishe shembull i mirësisë dhe i fisnikërisë njerëzore. Motoja jote ishte: fjalë pak e punë shumë! Boshllëkun që na krijove ti me ikjen tënde na amshim është utopik. Babi i dashur të premtojmë që ti do të jesh busulla e jonë në jetën tonë dhe në atë të fëmijëve tanë. Ditët po ecin, por kujtimi për TY, do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Të patëm njëherë në jetë, por do të kemi gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. Rruga jote është për ne bardhësi që na ndriçon. Babi jemi krenar për TY që jem fëmijët tu, të falënderojmë për çdo gjë që na ke dhënë. Do të mburremi për TY sa të kemi jetë.

Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: bashkëshortja Fatimja, vajza Albiona me bashkëshortin Aliun dhe mbesën Liyana Amara, djali Armendi me
bashkëshorten Valentinën dhe nipin Niki, djali Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Fisnik Hajdari Niki

06.05.1983-21.01.2003

Tash e 13 vite Nik ne po jetojmë me Ty, edhe pse Ti fizikisht nuk je në mesin tonë. Po të thërrasim e po të presim edhe pse e dimë qe vdekja nuk ka kthim. Dhimbje dhe zi në ditët më të „mira„ të jetës ne ndjejmë përherë, pa shpirtmirin djalin, vëllain, dajë dhe xhaxhin tonë jetojmë ne. Jeta të ndau nga ne në kulmin e shkëlqimit tënd. Eh jetë jetë po tregohesh e padrejtë, këtë e provuam me dhimbje, kur një pjesë e zemrës iku bashkë me ty, djali i im i dashur kur ti shkove si një engjëll në amshim. E zymtë vazhdoi kjo jetë, tashmë 13 vite. Por tani të erdhi Babi pranë. Kujtimet për ty do të mbeten të përjetshme, të paharrueshme!
Thonë koha shëron plagët, por dhimbjen nuk e shëron kurrë. Si mund të jetë mirë ku vjen çdo ditë edhe çdo vit, ku ti këtu mungon. Trishtohet shpirti vajton zemra, loti nuk ndalet. Shumë herë nuk ja vlen pa ty të jetohet, thjesht jemi gjallë, por edhe të vdekur pa ty. Edhe pse fizikisht nuk jemi bashkë, ti je pjesë e jetës sonë që do jetosh gjithmonë në zemrat tona.
Ishe dhe përgjithmonë do të mbetesh burim i frymëzimit dhe krenaria e familjes sonë.
Gjithmonë do të jetojmë me buzëqeshjen tënde të ëmbël o Bir, Vëlla i ynë i dashur. Pusho në paqen e amshueshme Engjëlli ynë!

Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: nëna Fatimja, motra Albiona me bashkëshortin Aliun dhe mbesën Liyana Amara, vëllau Armendi me bashkëshorten Valentinën dhe nipin Niki, vëllau Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat