Halit A. Qorraj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Halit A. Qorraj

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 10:24

Edhe kësaj here në krahët e vetmisë ndjeva dridhjet e telave të shpirtit dhe rëndimin e currilave të lotëve e në hullitë e kujtimit vrapova viteve që i kaluam së bashku për të mos i harruar kurrë o i dashur shok.

Halit A. Qorraj

Sot kur vitet e rënda pa Ty trokasin pamëshirshëm në muret e zemrës kujtimi ndaj teje është granit nëpër mote e betimi për të mos harruar shkëmb Korabi, fortesë e shtigjeve të jetës. Virtytet tua njerëzore, ngrohtësi dielli pranveror. Ëmbëlsia e fjalëve tua gjithmonë rrugëton trotuareve të jetës time. Andaj edhe kësaj here kur po shkruaj këtë

përkujtim nuk e di, këndova apo në heshtje ndjeva jehonën e një si këngë majëkrahut: Ooo s’të harroj për jetë o i nderuar shok!
Halil Tetaj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat