Emine Berisha

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Emine Berisha

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 10:21

(07.03.1950 - 19.11.2013)

Qenka e vështirë që të shkruajmë përkujtime për Ty, Nanë fjalët janë të pakta që të përshkruajnë mallin dhe dhembjen që ndiejmë për ty. Po mundohemi të pajtohemi me realitetin e hidhur e të vazhdojmë të jetojmë në kujtimet e bukura nga ti. Por, qenka e vështirë sepse asgjë më nuk është si më parë.
Fjalët e tua ishin më të buta se çdo butësi, nga shpirti yt anoi gjithmonë mirësi e dashuri e pashterur. Mungesa jote është e papërshkrueshme. Kujtimi për ty do të jetë përjetësisht me ne.

Të përkujtojnë me mall: Bashkëshorti Hajrizi dhe djali Beqiri, reja Fitorja nipat Jetmiri, Rinori si dhe vajza Naxhija me familje nga Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat