Hasime Krasniqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Hasime Krasniqi

Më: 17 nëntor 2015 Në ora: 10:08

17.01.1929 - 17.11.2014

Një vit, pa më të dashurën tonë, pa Nënën më të shtrenjtë në Botë.
Fuqia e Zemrës nuk ka mundësi ta shpreh peshën e Rëndë të dhimbjes që ndiejmë për ju, me Rastin e një Vjetorit të Vdekjes.
Ditët po kalojnë e malli për ju vetëm shtohet, çdo herë ndiejmë mungesë, për Këshillat tuja si dhe për Buzëqeshjen dhe Dashurinë Tënde.
Sa vështirë qenka të kuptosh se nuk je Fizikisht në mesin tonë, gjatë kohës së Pushimeve vizitova varrin tënd, bisedova me juve por ju nuk folët me mue.
Malli nuk shuhet, por ne ndihemi krenarë sepse ne i kryejmë obligimet tona ndaj jush.

Me Mall dhe Respekt të Kujtojnë: Bashkëshorti Salihi, Vajza Xufa me Familje, Djemtë Ramizi, e Dervishi me Familje nga Gjermania dhe Juniku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat