Sejdi Shaban Sejdaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Sejdi Shaban Sejdaj

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 10:01

Vitet po kalojnë e sot po mbushen 12 vjet, pa ty baba, bashkëshort e gjysh, ndërsa dhembja nuk ndalet dhe dashuria për ty nuk shteron.

Nuk po mund të pajtohemi se nuk je në mesin tonë. Ti për ne ishte dritë dhe shpresa jonë. Na ike atëherë kur më së paku e prisnim, dhe nuk mund të mësohemi as pas aq vitesh të jetojmë vetëm me kujtimet për ty, me fjalët e tua, me mençurinë tënde.

Kjo dhembje dhe mall aq i thellë të krijuara nga shkuarja jote e parakohshme, nuk pushojnë kurrë në zemrat tona.

Gjithçka që na la ti na është skalitur përjetësisht, dhe do ta trashëgojmë brez pas brezi, nipa e mbesa, edhe tek ata, që fati nuk e deshi ti njohësh, ti ledhatosh, ti mësoje dhe ta ndjenin se sa e madhe është sot familja jote.

Gjithnjë do të mbetesh udhërrëfyesi ynë! Nuk do të harrojmë kurrë. Pushofsh në amshim!

E kujtojnë me mall: Bashkëshortja Hatemja, djemtë Skenderi, Agimi e Shabani, vajzat: Kumria e Xhevahirja, rejat Gentiana e Afërdita si dhe nipat e mbesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat