Zenel Tahiri Alija

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Zenel Tahiri Alija

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 10:57

25.10.1938 - 27.10.2015

Erdhi si një lajm i kobshëm vdekja jote në pleqëri. Sapo e kishe marrë Certifikatën e Veteranit, (në muajin shtator) dhe të gjithë ishim të kënaqur që më në fund do të gëzosh nderimin për luftën e shenjtë për atdhe. Por, fatkeqësisht vdekja nuk na lejoi që ta gëzonim së bashku këtë fund të shumëpritur, kur njeriu beson se po gjen ngushëllimin e duhur!

Ti ike shpejt, pa na thënë lamtumirën e fundit, duke shpresuar se do ta merrje veten dhe do ti mbijetojë dhimbjes dhe sëmundjeve siç kishte bërë edhe në kohët më të vështira! Por, jemi krenar që kemi një baba e gjysh të cilin do ta kujtojmë përherë me krenari e mburrje, duke na frymëzuar gjithmonë për atdhedashuri, humanizëm dhe sinqeritet! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!

Të përkujtojnë: Reja jote Sabrija me djalin tënd Leonardin, mbesën tënde Leonitën dhe me nipin e vogël Leotrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat