AJETE FETAJ HALITAJ

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

AJETE FETAJ HALITAJ

Më: 30 tetor 2015 Në ora: 10:30

28.03.1974 – 30.10.2005

U bënë 10 vite që nuk je më në këtë botë. Koha ndryshon shumë gjëra, por kujtimet dhe ndjenjat nuk shuhen kurrë, kujtime të shoqëruara nga dhimbja dhe malli si dhe dashuri dhe krenari e pafund. Ne vazhdojmë të jetojmë në pranin e këshillave tua, tingullit të ëmbël të zërit tënd, buzëqeshjes tënde të ngrohtë, si dhe të madhështisë që ti i falje shtëpisë. Jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte shembullore, ti përfaqësoje virtyte që rrallë gjinden sot. Ishe shpirtbardhë, e kuptueshme, zemërmirë dhe ne e dinim që gjithmonë do të kemi dashurinë dhe mbështetjen tënde. Janë këto virtyte që ne, në rrugëtimin tonë, në këtë botë do të na shoqërojnë e të cilat me mburrje do ti përcjellim si prind.
Të kemi engjëll që na gjendesh pranë në çdo sfidë të jetës. Ishe më e shtrenjta për ne, e gjithmonë do të mbetesh e tillë.
Jeton në zemrat tona gjithmonë.
Përjetësisht të kujtojnë me mall: bashkëshorti Esati dhe fëmijët Ardiana, Ardiani dhe Denisi!

Të kujtojnë: Vjehrri Hasani, vjehrra Zadja, kunati Mustafa me bashkëshorten Fanen me fëmijët, kunati Isaja me bashkëshorten Begen dhe fëmijët, axha i burrit Xhema me bashkëshorten Nushen me familje.
Nëna Xhejlani, vëllezërit Esati me bashkëshorten Hikmeten me fëmijë, vëllau Islami me bashkëshorten Servetin dhe vëllau Jaha me bashkëshorten Mirlinden.
Motra Tima me bashkëshortin Hajdarin me familje,
Motra Xhelfidani me bashkëshortin Bajramin me familje,
Motra Ajmoni me bashkëshortin Ademin me familje,
Kunatat Hava , Xhejlani, Xhyla dhe Serveti me familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat