Lush Sokoli

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Lush Sokoli

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:13

Ditët, javët, muajt dhe vitet kalojnë, e ne assesi të pajtohemi se ti vërtetë nuk do të kthehesh më në
Mesin tonë. Vdekja të mori papritmas e ne mbetemi të pikëlluar përgjithmonë. Fjalët, mësimet dhe veprat e tua do të jenë udhërrëfyes dhe ngushëllim për ne të gjithë. Pavarësisht largimit tënd fizik ne takohemi.

Takimet mes nesh ndodhin në shtëpi, aty ku e kishim drekën e përbashkët, aty rreth tryezës ku diskutonim rreth të shkuarës dhe të ardhmes sonë, aty ku merrnim këshilla, sugjerime e propozime, aty ku mbesat luajnë si fëmijë, në shëtitore ku dilje plot gëzim me mbesat përdore. Nipin që nuk arrite ta njohësh shpeshherë është xheloz, pse vetëm ai nuk e pati fatin t’ju takoj por, gjithsesi mburret me Ty.

Të pikëlluarit për jetë: bashkëshortja Zoja, djali Dritoni, nusja Ardiana, mbesat Jesica dhe Melisa si dhe nipi Domeniki.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat