Atdhe Sokol Zeqiraj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Atdhe Sokol Zeqiraj

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 10:09

10.12.1996 - 05.10.2014

Shumë qetë, pa asnjë fjalë, në kohën kur më së shumti filluam të prisnim nga Ti, pa asnjë fjalë dhe pa na thënë lamtumirë, ike nga ne, për të na lënë gjithmonë me mallë dhe të pikëlluar e zemër të thyer për Ty, Atdhe! Sot u bë një vit, Atdhe, si një shekull, pa buzëqeshjen, fjalët, afërsinë dhe pa ngrohtësinë tënde, që vetëm Ti dite të na dhuroje, neve, babait dhe nënës, vëllezërve dhe motrës, familjes dhe miqve!
Jetës sonë ju shtua një dhembje, por, dhe një krenari e mburrje që ike faqebardhë dhe na le jetën tënde, aq të shkurtër, me plotë krenari.

Të kemi dashur shumë, Atdhe! Do të duam edhe më shumë, sepse Ti ike nga kjo botë, por, u përjetësove në botën e përjetshme me një dashuri të Zotit, që të mori për vete. Faleminderit që na le faqebardhë, ballëhapur dhe krenarë! Mburremi me Ty, me jetën dhe mënyrën se si na respektove, nderove dhe motivove për jetën!

Përjetësisht: babai Sokoli, nëna Florija, vëllezërit Arbëri dhe Albini, motra Anita, xhaxhallarët Avdija, Musa, Mala, Afrimi me familje dhe mbarë familja Zeqiraj dhe farefisi i gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat