Kumrije (Ademaj) Hoti

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Kumrije (Ademaj) Hoti

Më: 23 shtator 2015 Në ora: 10:18

11.03.1954 - 24.09.2012

Çdo herë e më e vështirë po bëhet ti shkruajmë këta rreshta përkujtimi për Ty NËNË, bashkëshorte dhe gjyshe e shtrenjtë. Edhe sot në 3-vjetorin e asaj dite të kobshme sikurse edhe në çdo ditë të zakonshme, zemrat tona lotojnë në heshtje. Po mundohemi të pajtohemi me realitetin e hidhur e të vazhdojmë të jetojmë me kujtimet e bukura nga ti, por qenka shumë e vështirë sepse asgjë më nuk është më si më parë.
Fjalët tua ishin më të buta se çdo butësi, nga shpirti yt gjithmonë buronte mirësi e dashuri. NËNË na mungon gjithnjë, na mungon në çdo ditë të jetës sonë, na mungon në gëzime e në hidhërime sepse ishe burimi më i pashtershëm i mirësisë dhe i këshillave të çmuara. Ishe ilaçi i çdo dhimbjeje tonë. Mburremi që të patëm të tillë. Lutemi që Zoti të të shpërblejë me parajsë.

Të përkujtojnë më mall: bashkëshorti Xhaferi, djemtë Mergimi e Florimi, rejat Kumria e Imelda mbesa Donika dhe nipi Dardani nga Revuqi dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat