Naser Osmani

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Naser Osmani

Më: 23 shtator 2015 Në ora: 10:11

23.01.1963 – 23.09.2013

Sot bëhen dy vjet pa Babain tonë të dashur. Nuk ka fjalë as përshkrim për mungesën tënde dhe mallin që kem për ty. Ende duket si ëndërr ajo ditë kur ti shkove nga ne. Nuk shkon as një ditë që nuk te kujtojmë dhe flasim për ty. Po i kujtojmë fjalët që na ke lënë dhe plot kujtime të bukura, ndonjëherë na bëjnë të qeshim. Ishe një Baba i mrekullueshëm.
Është shumë vështirë kur mendojmë se edhe shumë vite do të shkojnë pa frymën dhe erën tënde. Por, do të shpresojmë se do të vjen dita kur të gjithë sërish do të jem me ty së bashku në parajsë.

Me mall të kujtojnë bashkëshortja Kumrija, djali Muhamedi me djem, vajza Drita me familje si dhe djali Sabajeti.

Gjithmonë do të jesh në zemrat tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat