Dafina Hasaj –Januzaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Dafina Hasaj –Januzaj

Më: 21 shtator 2015 Në ora: 10:28

18.02. 1987 - 21. 09 2014

U bë një vit pa më të dashurën tonë Dafinën. Vdekja të mori e koha nuk të kthen. Mungesa jote shumë po na dhemb. Mungesën tënde e ndjejmë çdo dit e ma shumë. Dafina jonë e dashur, nuk mundemi të themi që ti ke vdekur sepse njerëzit e shenjtë nuk vdesin kurrë. Ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e tua të ëmbla, me dashurinë tënde, që ti na e dhurove. Ike nga kjo botë, me një engjëll të vogël që nuk mundëm ta njihnim, e le Emiljen jetime përgjithmonë. Ike pa na thënë lamtumirën e fundit. Vdekja të ndau nga ne, por ti do të jetosh në zemrat tona.

Të përkujtojnë me mall të pashuar, me lot në sy dhe zemër të përvëluar, tezja Lirija me bashkëshortin Naimin, fëmijët Endrita, Elironi, Elisa nga Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat