Sadik Boletini

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Sadik Boletini

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 10:13

26.09.1968 - 11.08.2008

"7 vite pa vëllaun tonë të dashur. Ende s’po pajtohem me fatin o jetë e mallkuar, ditët po kalojnë e jeta po bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Ike në momentin kur të gjithë ishim mbledhur në vendlindje, të marrim hare, të ndajmë gëzime, e aty gjetëm pikëllim. Momentet më të rënda të jetës tonë ishin kur 10 gushti agoi me plot njerëz në oborrin tonë, pa ditur çfarë kishte ndodhur, kur lajmi tronditi nënën, vëllezër, motra që të gjithë menduam se ishim në një ëndërr të keqe se sikur ta kishin ndalue rrugën për në shtëpi.
E vëllau Samia duke të bartur mbi supe e duke kërkuar ndihmë, ndërsa vëllau Skenderi i hutuar nga erdhi kjo murmurim, cingërima e telefonit në mes të natës e zgjoj vëllaun Musen, motrat Eminen e Selvetin atje larg në mërgim, e motra Zejnia duke vrapue nëpër spitale.
Ndërsa, unë e mbesa Pranvera duke pyetur pse ishin tubue të gjithë ata njerëz, a thua ëndrra e keqe zgjati aq gjatë apo ishte e vërtetë që në duart tona të mbesin jetimë Edonisi e Kushtrimi 10 vjet.
O Zot i madh shikoje atë vend se sikur e ke harruar, se si duket e ke mallkuar edhe ti, që njerëzit të dalin në rrugë me sy të mbyllur e shami të zezë në kokë.
A thua vallë ua mbyllë sytë edhe atyre që janë lart në krye të vendit, që nga kjo errësirë mos të shikojnë drejtë? që të paktën ta shkelim atë tokë të lirë, pa frikën se dikush mbrapa fshihet.
Dil për ballë oj bishë e zezë, këtu jam unë nuk kam shami të zezë në fytyrë, e as dorëza të zeza në duar të përlyera se po eci i lirë nëpër tokën time, ja kam borxh të punoj për të, ashtu siç punuan të parët e mi...
I fola ca fjalë në emër tanin vëlla i dashur se sikur më porosite ti vet kur të pashë në arkivol, sikur buzët e tua lëviznin, sikur duart e tua mi fshinin lotët duke më thënë ata ishin të uritur se ata i mbetën borxh Serbisë...
Ah vëlla i motrës ndoshta lotët e mi s’po të lenë të qetë, atje në amshim, ndoshta janë bë ujë, e ndoshta u hidhërove me mua, e më as në ëndërr s’pom vjen afër...

Me mall të madh në zemër të kujton motra jote Feridja, që ti vet e ndave nga motrat e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat