Sali Binak Jaha

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Sali Binak Jaha

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 09:36

Tri vjet kaluan aq shpejt baba, bashkëshort e vëlla, dhe ajo ditë lamtumire duket sikur të kishte ndodhë dje, ndërsa ne sot vazhdojmë ti kujtojmë porositë tuaja, si ti ruajmë e shtojmë më tej, si ta ruajmë fytyrën e shqiptarit e të familjes, ashtu siç na ke edukuar gjithmonë. Ta ruajmë gjakun tonë, mos t’ia shtojmë dhimbjet dhe vuajtjet tona, as atdheut dhe as familjes, dhe t’i japim gjithçka nga vetja kur na kërkohet, por edhe të jemi të gatshëm për çdo sakrificë, deri në flijim.
Kjo ishte rruga e filluar nga vëllai juaj Qerimi, dhe e vazhduar nga ju me përshpirtësi, dinjitet deri në frymën e fundit, gjë për të cilën jo vetëm ne, familja, por të gjithë ata që të njohën ua patën lakmi.
Nuk ishte vetëm përpjekje, por ju ia arritët të krijoni modelin e respektit vëllazëror, atdhetar, të moralit dhe të bujarisë njerëzore, ashtu siç din të bëjnë vetëm shqiptarët shpirtmëdhenj.
I dashur baba, frymëzues i jetës sonë, ju do të mbeteni përgjithmonë në zemrat, mendjet dhe shpirtrat tanë, përgjithmonë do të na shoqërojnë malli e loti, por edhe fjala dhe ëmbëlsia e bisedave me Ty!

Ne do të mbetemi përgjithmonë krenarë që ju patëm.
Qoftë e bekuar dashuria juaj për atdhe, dheun e Kosovës!

Ju kujtojnë me Mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, Nipi Shejh Xhemajlia, Motra e Salihit Mema me Familjet; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre; Vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me Familjet e tyre, si dhe vajza e Qerimit Zeraja me Familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat