Shkurte Tahiraj Hysenaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Shkurte Tahiraj Hysenaj

Më: 15 korrik 2015 Në ora: 09:35

(15.05.1955 - 15.07.2011)

Sa vështirë ti shkruajmë këta rreshta përkujtimi për Ty mamë, bashkëshorte dhe gjyshe e shtrenjtë.
Edhe sot në 4-vjetorin e asaj dite të kobshme sikundër edhe në çdo ditë të zakonshme, zemrat tona lotojnë në heshtje. Po mundohemi të pajtohemi me realitetin e hidhur e të vazhdojmë të jetojmë me kujtimet e bukura nga ti, por qenka e vështirë sepse asgjë nuk është më si më parë. Fjalët tua ishin më të buta se çdo butësi, shpirti yt buronte dashuri e dashuri. Na mungon në gëzime e hidhërime sepse ishe burimi më i pashtershëm i mirësisë dhe i këshillave të çmuara. Ishe ilaçi i çdo dhimbjeje tonë. Mburremi që të patëm të tillë. Zoti të pastë shpërblyer me parajsë.

E përkujtojnë më mall: bashkëshorti Ademi, djemtë Dritoni, Visari dhe Arbeni, vajzat Valbona dhe Violeta, si dhe rejat, nipat dhe mbesat nga Peja, Prishtina, Zürichu dhe New Yorku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat