Inxh. Besim Tefik Fazliu

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Inxh. Besim Tefik Fazliu

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 08:39

U bën 16 vite pa më të dashurin tonë Inxh. Besim Tefik Fazliu, 16 vjet dhimbje, por edhe krenari për veprën heroike.

Sa herë që fryn veriu sjell aromë Kosove, aromë lirie të fituar me gjakun e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Brezat që po vijnë pas po e ruajnë amanetin tënd, ndërsa Ti po shndrit në shtatore, plot rreze lirie.
Kosharja legjendare ende i ruan të freskëta kujtimet e 10 korrikut të vitit 1999, kur gjaku yt skuqi tokën e Kosovës dhe i dha ngjyrë lirie.

Neve familjareve, shoqërisë dhe tërë Kosovës na mungon shumë, por ne sot po të shohim të gjallë, sepse Ti je vetë liria që sot po e gëzojmë. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Ty.
Dhembja për mungesën tënde nuk shprehet me fjalë e as me lot, ajo gjendet thellë në zemrat tona, është e madhe, por fisnikëria dhe bujaria që të patëm na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë.

Të kujtojnë me krenari familja Fazliu nga Kosharja - Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat