Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:37

26 Vjet pa më të dashurën tonë

Dhembje dhe zi në ditët më të mira të jetës ne ndjejmë përherë, pa të bukurën dhe të bardhën shpirtmirë bijën dhe motrën tonë, jetojmë ne.
Ne po ecnim shpejt së bashku, po ngjiteshim shtigjeve të ëndërruara të jetës, pa dhembje dhe pikëllim! Por, jeta të ndau nga ne në kulmin e lumturimit tonë, në kulmin e shkëlqimit tënd.
Jeta është e padrejtë, këtë e provuam me dhembje edhe ne, kur një pjesë e zemrës iku bashkë me ty, kur shkove si një engjëll për amshim!

E zymtë dhe e trishtë vazhdoi kjo jetë, tashmë 26 vjet, Shpresa, në vetmi, dhe bashkëbisedimet tona ti na kthehesh përherë.
Kujtimet për ty do të mbeten të përjetshme, të paharrueshme!
Ti Shpresa do të mbetesh shpresa jonë për përjetësi!

Me shpirt dhe zemra të thyera të përkujtojnë: Babai Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat