Shaqir (Mehmet) Tetaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Shaqir (Mehmet) Tetaj

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:52

(27.2.1972 - 2.7.2011)

Po ndërrohen stinët e jo dhembja, po qanë syri, po të kërkon zemra. Sado që shkruajmë nuk mund të shuajmë mallin dhe dhembjen që kemi për Ty BABI. Ti shkove në botën tjetër dhe kjo ishte gjëja më e rëndë për Ne. Mungesa jote është zbrazëtirë që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.
Si bashkëshort, si prind do të mbetesh ikonë e urtësisë, mençurisë dhe bujarisë. Nuk mund të gjejë fjalë që të përshkruaj një njeri aq perfekt siç ishe Ti- BABI. Pse ike në lulen e rinisë për të mbetur altar i përjetësisë.

Me mall dhe respekt të kujtojnë: bashkëshortja HATA, vajzat VENDONA dhe MARIGONA nga Vjena e Austrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat