Ismet (Ukë) Dakaj

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Ismet (Ukë) Dakaj

Më: 27 qershor 2015 Në ora: 11:46

1967-2014

Të desha për së gjalli, për lotët që çdo ditë derdhi, të lutem ma baj hallall. Mendoj në vete si e marrë, ah sikur të isha gur varri të qëndroj pranë teje e vdekur për së gjalli.

Mos mendo që të harrojmë, që nuk shkruajmë për Ty, kemi dhembje të madhe, o BABI, kemi lot në sy... Emri yt sot është i gdhendur në mermer me dy data, njëra është data më e gëzuar për ne, e tjetra është data më e mallkuar për ne. Por, ti nuk je mposhtë atij mermeri, Ti nuk banon atje... Ti banon në kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë... banon në optimizmin tënd, në gëzimin që ke ditur të na dhurosh, jeton në aromën e luleve që aq shumë i adhurove, jeton në buzëqeshjen që ke lënë të personat që ke dashur dhe në lotët e atyre që të kujtojnë përjetë e mot.

Me mall të kujtojnë: bashkëshortja REMZIJA, vajzat SARANDA, MIRANDA e RAJMONDA, djemtë EDONISI e ARBRI nga Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat